Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, zgjodhi të reagojë në rrjetet sociale pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta këtë të martë.
Në një foto të postuar në Twitter, ajo ka shpërndarë një foto të Presidentit Meta gjatë konferencës me diçiturën: “Amanet mushkat se baba Xhikja na la!”
Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp dy ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ai lëshoi disa deklarata, ku sfidoi Ramën që në 13 Qershor të bëhen zgjedhje të parakohshme dhe presidenciale njëkohësisht.
Amanet mushkat se Baba Xhikja na la! pic.twitter.com/ncdbxr9cOG
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) July 2, 2019