Pas sulmeve iraniane në bazat ushtarake amerikane në Irak, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.
Në një konferencë shtypi të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe ministrit të Jashtëm europian Josep Borrel, gjermania deklaroi se “kriza e këtyre ditëve nuk përfshin vetëm rajonin, por të gjithë ne. Përdorimi i armëve duhet të ndalet tani, për t’i dhënë hapësirë dialogut”.
Borrel shtoi se ngjarjet në Lindjen e Mesme janë tepër shqetësuese dhe “rrezikojnë seriozisht të dëmtojnë koalicionin anti-ISIS”.
Spanjolli shtoi se synim i BE është shpëtimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke konfirmuar ftesën për ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Zarif në Bruksel.