Politika Konsulenti i Trump në krah të Berishës për zgjedhjet, Rama: Këneta opozitare...

Konsulenti i Trump në krah të Berishës për zgjedhjet, Rama: Këneta opozitare pati një ditë masturbimi kolektiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për prezantimin e drejtuesit të fushatës së opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje live me ndjekësit në Instagram, kreu i qeverisë përdori një gjuhë shumë të ashpër ndaj opozitës, teksa u shfaq shumë i tensionuar për shkak edhe të ndërprerjes dy herë së lidhjes live.

“Dje Trampistët e vetëshpallur të kënetës opozitare, patën një ditë masturbimi kolektiv, tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e ndonjë aktoreje filmash, shpallën fitore se sollën me kushedi sa lekë një konsulent që paska punuar me presidentin Trump për fushatën e tij. Konsulentët atë punë kanë, dhe të them të vërtetën unë jam i lumtur për çdo të huaj që viziton Shqipërinë. Ku ata numërojnë konsulentë, unë numëroj turistë. Edhe konsulentët për mua janë turistë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte shumë më shumë në formë dhe arriti një rezultat që këta do ta shohin me dylbi në 11 maj, sepse nuk ka konsulentë që ta bëjnë kënetën të duket si det, apo bufin e kënetës të duket si kalë me fletë. Ka më shumë shanse që Kavaja të fitojë Champions League duke marrë Karlo Ancelotin, sesa bufi plak i kënetës të fitojë gjësendi përveç disfatës së 11 majit, pse mori një konsulent që ka punuar me Donald Trump. Euforia e kua- kua- kua –ve kaluan nga një pensioniste si Doris Pack te një punëtor i Donald Trump edhe pse e mira Doris u dilte në krah për dashurisë jo për lekë. Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit”.

Një ditë më parë Sali Berisha, bashkë me krerët e partive aleate, prezantoi Chris LaCivita si truri i fushatës së Partisë Demokratike për 11 Majin. Sipas Berishës Chris LaCivita, njeriu që konsiderohet si arkitekti i rikthimit të Presidentit të SHBA, do e rikthejë opozitën në pushtet.