Extra “Kontrabandistët” e universit: Si kozmonautët rusë morën fshehurazi alkool në hapësirë

“Kontrabandistët” e universit: Si kozmonautët rusë morën fshehurazi alkool në hapësirë

Kozmonautë rusë, duke pirë konjak në stacionin hapësinor Mir, viti 1997

Konsumimi i alkoolit në hapësirë është i ndaluar, por kjo nuk frenoi një grup astronautësh që ta nxirrnin atë nga Toka si kontrabandë.

Kozmonautët rusë kanë pranuar se kanë marrë shishe konjaku me vete gjatë udhëtimeve në hapësirë, duke e fshehur qëllimisht në shishe me etiketën “lëng frutash”, por edhe brenda librave të gërryer nga brenda. Njëri, madje, mbushi me alkool edhe një pajisje që përdorej për të matur tensionin e gjakut. Të tjerë kanë mbajtur një dietë të fortë, në mënyrë që të fusnin shishet me alkool brenda kostumit.

Astronautë amerikanë duke pirë ujë

Në disa foto që datojnë nga viti 1990, kozmonautët shihen në një “festë konjaku”, të mbajtur në stacionin hapësinor “Mir”.

Zyrtarisht, alkooli është i ndaluar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, sepse përbërësi kryesor i tij, etanoli, mund të dëmtojë pajisjet delikate.

Valery Ryimin (majtas) kozmonauti që kontrabandoi konjakun armen në hapësirë

Në një intervistë për mediat ruse, kozmonautët Igor Volk, Georgy Grechko dhe Valery Ryimin, kujtuan “bëmat” e tyre vite më parë, ku i preferuari ishte konjaku armen. Ryimin tha për “Russia Beyond” se konsumimi i alkoolit në hapësirë të qetëson dhe heq tensionin, edhe pse është i ndaluar.

Kozmonauti Igor Volk

Zyrtari i Roscosmos, Agjencisë Ruse të Hapësirës, Vyacheslav Rogozhnikov, tha se, thuajse çdo kozmonaut kishte përdorur një hile për të kontrabanduar alkool gjatë udhëtimeve në hapësirë. Ndërsa shkrimtari Chris Carberry, autor i librit “Alkool në Hapësirë”, thotë se autoritetet e dinin, por “bënin një sy qorr”.

Astronautja Samantha Crisoforetti duke pirë ujë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar ISS

Në librin e tij, Carberry kujton se edhe astronautët amerikanë shpesh i bashkoheshin festës në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Madje, sipas tij, NASA u përpoq të ndalonte televizionin NBC News në vitin 1997, të publikonte një foto nga “festa e konjakut”, ku amerikanët dhe rusët ishin bashkë duke pirë.

Buzz Aldrin, në misionin Apollo 11, ku kishte marrë bukë dhe verë me vete.
Stacioni hapësinor rus, Mir, tashmë jashtë funksionit