Pothuajse dy muaj pas shpërthimit të urgjencës së koronavirusit në Itali, salla e urgjencës e spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo është përfundimisht e zbrazët. Vetëm disa javë më parë, Bergamo ishte zona më e prekur nga infeksionet, ndërsa, sipas të dhënave të 19 Prillit 2020, ajo u tejkalua nga krahinat e Milanos dhe Breshias.
Për herë të parë, korridoret e dhomës së urgjencës janë bosh. Numri i pacientëve është rikthyer në normale dhe spitali më në fund mund të marrë frymë përsëri.
Mbi të gjitha, është e rëndësishme që ekuilibri midis hyrjeve të pacientëve me simptoma të infeksionit dhe atyre që mbërrijnë për patologji të tjera është përmbysur.
Për shembull, të premten në 17 hyrjet e pacientëve me sëmundje të tjera ishin pothuajse dyfish në krahasim me ata të infektuar. Saktësisht një muaj më parë, raporti ishte 14 me 50.
Numri i shtrimeve në spital gjithashtu po kthehet në normalitet.