Edhe pse ndoshta me vonesë, Britania e Madhe tashmë po ndërgjegjësohet për rrezikun e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi edhe në territorin e saj.
Qeveria e drejtuar nga Boris Johnson ka deklaruar se zgjedhjet lokale që do të mbaheshin në vend në majin e këtij viti do të shtyhen për vitin e ardhshëm.
Sipas Downing Street, shtyrja vjen nga momenti që muaji i majit mendohet të përkojë edhe me pikun e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Zgjedhjet lokale përfshinin 118 këshilla bashkiake, ndër to edhe zgjedhja e kryebashkiakut të Londrës, si dhe emërimi i disa autoriteteve policore në Angli dhe Wells.
Sot rastet e regjistruara në Britani janë 798, në rritje të madhe nga dita e mëparshme.