Kosova Kosovë, izolohet gjithë fshati prej koronavirusit

Kosovë, izolohet gjithë fshati prej koronavirusit

Kryetari i Komunës së Vitisë në Kosovë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar, thotë “Zëri”.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF-së.