Në gjysmën e parë të marsit të këtij viti, 226 njerëz humbën statusin e miliarderit si rezultat i kolapsit ekonomik të shkaktuar nga virusi koronar, sipas Forbes.
Jeff Bezos kryeson listën e të pasurve në botë për vitin e tretë me radhë, por pandemia ka ndryshuar listën e miliarderëve, kështu që shumë janë hequr nga lista.
Pasuria e Bezos është 113 miliardë dollarë, por ai gjithashtu pa një rënie prej 18 miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të “kompensimit” për divorc nga ish-gruaja e tij, por aksionet e tij në Amazon u rritën 15 përqind.
Vendin e dytë e mban bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates me një pasuri prej 98 miliardë dollarë, me më shumë se 1.5 miliardë dollarë nga viti i kaluar.
Nga miliarderët e mbetur, 51 përqind janë më të “varfër” se vitin e kaluar.
Miliarderët botërorë kapin vlerën e rreth 8,000 miliardë dollarëve, poshtë 700 miliardë dollarëve nga viti 2019, sipas Forbes.
Lista më e fundit përfshin 2.095 miliarderë.