Bota Britania e Madhe, tjetër bilanc i rëndë: 953 të vdekur

Britania e Madhe, tjetër bilanc i rëndë: 953 të vdekur

Britania e Madhe ka regjistruar sot një tjetër bilanc të rëndë nga koronavirusi. Të vdekurit në ishull janë 953, ndërkohë që të infektuarit kanë kaluar 65 mijë personat.

Nga viktimat, 866 janë regjistruar në Angli, Skocia 48, Irlanda e Veriut 10, duke kaluar pikun maksimal të regjistruar në vende si Italia (919) dhe Spanja (950), dhe pason tashmë vetëm statistikave të Shteteve të Bashkuara.

Shifrat e këtyre ditëve kanë shtrënguar autoritetet britanike të pohojnë se piku ka mbërritur, por nuk mendohet se masat shtrënguese mund të lirohen në javët në vijim.

“Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 8 958”, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ministri u kërkoi edhe një herë britanikëve që të respektojnë izolimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë gjatë fundjavës së Pashkëve, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e virusit në vendin nga më të goditurit më rëndë në Europë.

Johnson drejt shërimit

Kryeministri britanik Boris Johnson “vazhdon shërimin e tij” për t’u rikuperuar nga koronavirusi në Spitalin St Thomas në Londër pasi u transferua nga kujdesi intensiv në një repart të zakonshëm mbrëmjen e djeshme.

Një zëdhënës i Downing Street e raportoi këtë duke aktualizuar reporterët për shëndetin e kryeministrit britanik sot dhe duke përsëritur se ai tani është “në një humor të mirë”.

Vendi, i cili i mori masat kufizuese në lidhje me pandeminë më vonë se fqinjët e tij, tani është një nga më të prekurit në Europë.