Autoritetet në Japoni vendosën të këpusin më shumë se 100 mijë tulipanë për të penguar admiruesit e këtyre luleve të mblidhen, duke rritur rrezikun për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Zakonisht, në këtë periudhë të vitit mijëra lule shumëngjyrëshe pikturojnë fushat në qytetin Sakua, duke tërhequr vëmendjen e turistëve.
Por ndërsa vendi po përballet me masat e distancimit social për të luftuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet vendosën t’i këpusnin lulet që vendi të mos ishte më një lokacion turistik.
Ata gjithashtu anuluan dhe festivalin vjetor të tulipanëve në kopshtet e Sakura Furusato Hiroba.