Bota “Po na sjell koronavirusin”, letra që gjeti infermierja italiane në kutinë e...

“Po na sjell koronavirusin”, letra që gjeti infermierja italiane në kutinë e saj postare

“Po na sjell koronavirusin”. Ky është mesazhi që një infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca të Italisë, gjeti në kutinë e saj postare.

Sipas saj, janë fqinjët ata që ia kanë lënë letrën.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit”, ishte shkrimi në letër.

Për “Corriere della Sera”, infermierja tha: “Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhëtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”.