Katër persona konfirmohen si të prekur nga virusi vdekjeprurës në Greqi, 2 prej të cilëve në Athinë.
Rasti i fundit, është një grua 36-vjeçare nga kryeqyteti, e cila ishte kthyer nga Italia Veriore. Ajo ka paraqitur simptoma të lehta dhe po trajtohet në spital.
Personi tjetër i prekur në Athinë është gjithashtu një grua e kthyer rishtazi nga Italia. Dy të tjerët që rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit janë në Selanik; një grua 38-vjeçare dhe fëmija e saj.
Shkolla fillore ku studion i mituri, u mbyll të enjten për dy javë dhe po dezinfektohet. Autoritetet njoftuan anulimin e paradës vjetore të karnavaleve që do të mbahej në Patra në 1 mars.