Bota Koronavirusi, katër të prekur në Greqi, dy raste në Athinë

Koronavirusi, katër të prekur në Greqi, dy raste në Athinë

Katër persona konfirmohen si të prekur nga virusi vdekjeprurës në Greqi, 2 prej të cilëve në Athinë.

Rasti i fundit, është një grua 36-vjeçare nga kryeqyteti, e cila ishte kthyer nga Italia Veriore. Ajo ka paraqitur simptoma të lehta dhe po trajtohet në spital.

Personi tjetër i prekur në Athinë është gjithashtu një grua e kthyer rishtazi nga Italia. Dy të tjerët që rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit janë në Selanik; një grua 38-vjeçare dhe fëmija e saj.

Shkolla fillore ku studion i mituri, u mbyll të enjten për dy javë dhe po dezinfektohet. Autoritetet njoftuan anulimin e paradës vjetore të karnavaleve që do të mbahej në Patra në 1 mars.