Një mesazh mbështetës ndaj mjekëve që janë në krye të detyrës ka ardhur dhe nga presidenti Ilir Meta.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta ka falenderuar mjekët për përkushtimin dhe sakrificat e tyre në betejën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.
“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju”, shkruan presidenti në Facebook.