Politika Basha poston foton e mjekëve të Infektivit: Jeni heronjtë tanë

Basha poston foton e mjekëve të Infektivit: Jeni heronjtë tanë

Kryetari i Partisë Demokrati ka postuar në rrjetet sociale një foto nga ekipi mjekësor i Spitalit Infektiv ku shfaqen disa mjekë të veshur me veshje speciale për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

“Jeni heronjtë tanë”, shkruan kreu i demokratëve në imazhin e postuar të mjekëve.

Basha falenderoi edhe njëherë mjekët për punën dhe përkushtimin dhe iu shprehu mirënjohjen për sakrificën që po bëjnë.

“Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Lulëzim Basha në rrjetet sociale.