Bota Koronavirusi në Itali: 111 viktima sot, thellohet hendeku mes Lombardisë dhe rajoneve...

Koronavirusi në Itali: 111 viktima sot, thellohet hendeku mes Lombardisë dhe rajoneve të tjera

Rikthehet në rritje numri i viktimave ditore nga koronavirusi në Itali, shkak është Lombardia.

Italia ka regjistruar 111 viktima nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetëve në vend në 33,340.

Ndërkohë që thellohet hendeku mes Lombardisë dhe rajoneve të tjera.

Sot për herë të parë 11 rajone nuk kanë asnjë viktimë. Bëhet fjalë për Vale d’Aosta, Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Abruco, Molize, Kampania, Basilikata, Pulia, Kalabria dhe Sardenja, ndërsa regjistrohet vetëm një viktimë në Marke dhe një Siçili.

Një ulje të ndjeshme ka pasur numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 416 të infektuar të tjerë për një shifër totale mbi 232 mijë.

Sipas emergjencave civile vijon të përmirësohet dhe situata në spitale dhe terapi intensive. Deri në këto momente 3.8 milionë italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.

Po ashtu raportohet se në 4 rajone të vendit fqinj në ditën e fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronavirus.