Bota Koronavirusi në Itali: 578 të vdekur sot, por ka një numër shprese

Koronavirusi në Itali: 578 të vdekur sot, por ka një numër shprese

“Numri” i koronavirusit sot në Itali është 6,1% dhe mund ta përkthejmë si “lajm të mirë”. Bëhet fjalë për raportin e rasteve pozitive sot dhe numrit të tamponëve të bërë dhe është përqindja më e vogla që nga fillimi i epidemisë. Një fakt që të lë shpresosh, pasi do të thotë që ata që po bëjnë “tamponohen” po dalin gjithnjë e më pak pozitivë se ditët e kaluara.

Të dhënat e buletinit ditor të Mbrojtjes Civile raportojnë edhe një tjetër fakt pozitiv, vazhdimin e rënies të personave të shtruar. Sot janë shtruar 27.643 persona me simptoma, 368 më pak se dje. Në terapitë intensive sot gjenden 3.079 persona, 107 më pak se dje, dhe sidomos pothuajse njëmijë më pak se nga piku i arritur dy javë më parë: më 3 prill ishin 4.068.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 578 persona (dje viktimat ishin 602), duke arritur një total 21.645 viktimash.

Të shëruarit kapin kuotën 38.092, me një rritje në 24 orë prej 962 personash (dje ishin shëruar 1695 persona).

Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është  2.667 (dje ishte 2.972). Siç u theksua, këto dy të dhëna kanë shumë vlerë duke konsideruar faktin që janë shumë të lidhur me numrin e tamponëve të bërë. Sot ishin më shumë se dje. Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të gjetura është 1 i sëmurë për 16,4 tamponë të bërë, fiks 6,1%, vlera më e ulët që nga fillimi i epidemisë (në ditët e fundit kjo vlerë ishte si mesatare 9,2%).

Numri i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 165.155.