Sport Dy juventinë shërohen nga koronavirusi, pritet edhe rezultati i dytë për Dybalan

Dy juventinë shërohen nga koronavirusi, pritet edhe rezultati i dytë për Dybalan

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi shëruar nga Covid-19. Komunikimi zyrtar erdhi direkt nga Juventusi. Mbrojtësi dhe mesfushori kanë bërë tamponin e dyfishtë dhe të dy kanë dhënë rezultate negative. Lajm i mirë për Zonjën e Vjetër, që tashmë po pret rezultatet e Paulo Dybalas i cili, sipas Gazzetta dello Sport, ishte negativ në tamponin e parë dhe pret konfirmimin e dytë brenda pak ditësh.

Tashmë Rugani dhe Matuidi konsiderohen të kuruar dhe për këtë arsye nuk do t’i nënshtrohen më regjimit të izolimit në shtëpi.

Njoftimi i Juves

“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, duke ndjekur protokollin, kryen kontrollin e dyfishtë me teste diagnostikuese (tampon) për COVID-19. Testet dhanë rezultate negative. Lojtarët pra janë rikuperuar dhe nuk janë më në izolimim, në shtëpi.”