Shënohet një rritje e personave të prekur, 2886, në mesataren e ditëve të kaluara. Një rënie e lehtë e të vdekurve (681) dhe e të shëruarve (1.238). Por ka një rënie të pacientëve në terapitë intensive: është hera e parë që “spitalet marrin frymë”.
Në ditën kur të shëruarit nga koronavirusi arrijnë kuotën e 20 mijë personave, bilanci i vdekjeve kalon gramatikisht numrin e 15 mijë të vdekurve, ndërsa Italia vazhdon të shikojë që piku i koronavirusit është ende në të njëjtat nivele.
Të dhënat e buletinit ditor të Mbrojtjes Civile flasin për një rritje të të sëmurëve (të personave të prekur) 2886 sot (në tre ditët e fundit ishin 2.937 të mërkurën, 2.477 të enjten dhe 2339 dje).
Për fat të keq qëndron i lartë numri i viktimave që nuk po ngadalësohet aspak. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 681 persona (dje viktimat ishin 766), duke arritur në një total prej 15.362 viktimash. Edhe të të shëruarit qëndrojnë në të njëjtat nivele dhe arrijnë kuotën totale të 20.996, vetëm 24 orët e fundit janë 1238 persona (dje ishin shëruar 1480 persona).