Janë të dhëna me më shumë drita shprese sesa me hije ato të bilancit të sotëm të koronavirusit në Itali.
Rritja të sëmurëve (pra e personave aktualisht pozitivë) është 2.477 (pardje ishte 2.107 dhe 2.937). Por tamponët e bërë sot janë 39809, rreth pesë mijë më shumë se dje. Kështu që e dhëna pozitive është se edhe pse janë bërë më shumë tamponë sot, rritja e të prekurve është më e vogël: 1 i sëmurë për 8,5 tamponë të bëra, 11%, e dhëna më e vogël e prej një muaji.
Ka akoma shumë, tepër, të vdekur. Sipas të dhënave të Mbrojtjes civile, në 24 orët e fundit kanë vdekur 760 persona (dje viktimat ishin 727), duke arritur një total prej 13.915 viktimash.
Të shëruarit kanë arritur kuotën 18.278, me një rritje në 24 orë prej 1431 personash (dje ishin shëruar 1.109 persona). Pra, një rritje e lartë.
Italia është vendi më i goditur ne Europë jo vetëm për numrin më të lartë të viktimave, por edhe për atë të të prekurve në total, shifër që ka shkuar në 115 mijë.