Kurba e epidemisë së koronavirusit në Itali po shkon drejt uljes. Sot të prekurit e rinj janë 2.256, plot 791 më pak se dje. E dhëna më e ulët prej më shumë se një muaji, me një trend që zbret tek 1,3%. Një e dhënë e vogël, por me rëndësi të madhe simbolike.
Për herë të parë nga fillimi i epidemisë në Itali ka edhe më pak të sëmurë nga Covid se një ditë më parë. Sot personat e shtruar, plus ata në karantinë shtëpiake janë 108.237, 20 më pak se dje
Edhe të shtruarit në repartet spitalore janë 127 më pak, ndërsa ata në terapitë intensive janë 62 më pak.
Të vdekurit janë pothuajse me të njëjtat shifra si dje, 454 sot (dje viktimat ishin 433).
Numërohen 1.822 persona të tjerë të shëruar, duke arritur në kuotën e 48.877.
Me këtë shifër të vdekurit nga koronavirusi në Itali ka kaluar shifrën e 24 mijë viktimave. Ndërsa shkon në 139 numri i mjekëve viktima nga Covid.