Rënia e infektimeve të reja vazhdon, ku sot janë regjistruar 1 075 kundrejt 1 221 të djeshmet, shkruan gazeta italiane ”La Stampa”.
Fatkeqësisht numri i vdekjeve është 236, duke u rritur me 41 më shumë se dje. Sidoqoftë, numri i të shëruarve gjithashtu u rrit me 2 352, pothuajse dyfishi i së hënës.
Një shifër që përkthehet në një rënie të shtrimit në spitalet në repartet e zakonshme Covid, ku janë liruar 553 shtretër, dhe ato në njësitë e kujdesit intensiv me 52 më pak të shtruar.
Deri më tani të shtruarit në spitalet e reparteve Covid pothuajse janë përgjysmuar në krahasim me kulmin e 29 mijëve në 4 prill, ndërsa nga e njëjta datë pacientët në kujdes intensiv ranë nga 4 mijë në 1 427 persona.