Numri i vdekjeve ulet, ndërsa rritet ai të shëruarve. Raporti mes rasteve të reja (pak) dhe tamponëve (shumë) nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.
Janë lajme të mira ato që vijnë nga buletini ditor i Mbrojtjes Civile në Itali, duke përjashtuar numrin e vdekjeve, sot 285 viktima, duke e çuar numrin afër 28 mijë vdekjeve.
Të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë për një rënie të personave të shtruar në spitale. Në terapitë intensive sot gjende 1.694 persona, 101 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 18.149 persona, 1.061 më pak se dje. Në izolim shtëpiak 81.708 persona (-1944 në krahasim me dje).
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 285 persona (dje viktimat ishin 323), duke arritur një total prej 27.967 të vdekurish. Të shëruarit kapin kuotën 75.945, me një rritje në 24 orë prej 4.693 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 2.311 persona).
Rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit janë 1.872 (dje ishin 2.086), por sot janë bërë edhe më shumë tamponë 68.456, dje 63.827.
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 205.463.