Bota Koronavirusi në Itali: Ulet sërish numri i viktimave

Koronavirusi në Itali: Ulet sërish numri i viktimave

26 viktima dhe 303 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Italisë për 24 orët e fundit.

Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 44, që do të thotë se vijon rënia e numrit të viktimave në vendin fqinj.

85,5% e rasteve të reja janë në Lombardi.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar 237 290.

Deri më tani, janë 3 489 pacientë të shtruar në spitale, 105 më pak se dje, ndërsa numri i atyre të izoluar në shtëpi ra në 22 223, me 258 më pak se dje.

Në terapi intensive tashmë ndodhen 207 pacientë.