Faza 2 në Itali është gati të nisë, ndërsa të dhënat konfirmojnë se epidemia e koronavirusit është në trend ulës. Edhe numri i viktimave ka nisur të ulet ndjeshëm pas disa javësh. Të vdekurit e regjistruar në 24 orët e fundit janë 174, ndërsa sinjalizohet një rënie e personave të shtruar dhe të atyre në izolim shtëpiak. Janë rritur të shëruarit (janë më shumë se 80 mijë) dhe qëndron në minimum raporti mes rasteve pozitive dhe tamponëve të bërë.
Të shëruarit sot kanë arritur shifrën 81.654, me një rritje në 24 orë prej 1.740 njësish (dje ishin deklaruar të shëruar 1.665 persona).
Në terapitë intensive sot gjenden 1501 persona, 38 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 17242 persona, 115 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 81436 persona (-372 në krahasim me dje).
Rënia e të sëmurëve është e barabartë me 525 njësi (dje ishte 239), ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit janë 1.389 (dje 1.900).
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 210.717.