Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 9485 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2670 qytetarë.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja ndodhen në Tiranë, 1,434 të infektuar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.
Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.