Aktualitet Koronavirusi në Shqipëri, shërohen 23 persona në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, shërohen 23 persona në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha një tjetër lajm të mirë në mesnatë. Edhe 23 persona të tjerë, të cilët ishin të prekur me koronavirus, janë shëruar në 24 orët e fundit.

Deri tani, janë shëruar 154 persona në Shqipëri.

Në total në vendin tonë janë prekur 383 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 22 persona.