Bota Koronavirusi, përkeqësohet situata në Spanjë

Koronavirusi, përkeqësohet situata në Spanjë

Vijon të përhapet me shpejtësi virusi Covid-19 në Europë dhe kësaj radhe shifra të këqija na vijnë dhe nga Spanja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 132, ndërsa të prekurit kanë arritur në 5700 duke u shtuar ndjeshëm në 24 orët e fundit.

Me këto të dhëna, Spanja bëhet vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi, me Italinë në vend të parë, ku numri i personave të infektuar ka shkuar mbi 15 mijë.

Pas të dhënave alarmante, qeveria spanjolle u mblodh dhe shpalli gjendjen e emergjencës, për herë të dytë në historinë e vendit.