Politika Basha-shqiptarëve: Të gjithë bashkë do t’ia dalim si një familje e madhe

Basha-shqiptarëve: Të gjithë bashkë do t’ia dalim si një familje e madhe

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Verës.

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat ka inkurajuar  të gjithë qytetarët, teksa gjatë kësaj periudhe po përballen me situatën e shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Ai shkruan se duke  qenë të bashkuar, të gjithë do ia dalin të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

“Të gjithë bashkë si një familje e madhe do t’ja dalim! Gëzuar Ditën e Verës!☀”, shkruan Basha.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të shtunë se numri i rasteve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus ka shkuar në 38, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.