Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, propozoi disa masa që, sipas tij, qeveria duhet t’i marrë për të përballuar koronavirusin.
Më poshtë, masat që qeveria duhet të marrë sipas Lulzim Bashës:
-Pezullimi dhe fshirja e pagesave të energjisë dhe ujit për familjarët dhe bizneset në zonat ku COVID-19 është shfaqur.
-Përjashtim nga taksa e pronës për 3 muaj në zonat dhe bashkitë ku COVID-19 është shfaqur.
-Mbështetje për turizmin, fasonët, call-center që kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi.
-Rishikimin e buxhetit 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e të sëmurëve.
-Alokimin e fondeve në buxhet për rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID-19.
-Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në përgjithësi.
“Detyra e qeverisë është t’u shërbejnë njerëzve dhe të paktën sot ta lënë sportin e tyre të preferuar, sulmet ndaj opozitës, dhe të bëjnë gjithçka për t’i ardhur në ndihmë mjekëve dhe njerëzve”, tha Basha.