Extra Chuck Norris mbush 80 vjeç: Ku e mësoi karatenë dhe kryevepra me...

Chuck Norris mbush 80 vjeç: Ku e mësoi karatenë dhe kryevepra me Bruce Lee (Video)

Carlos Ray Norris, ose ndryshe Chuck Norris, mbushi plot 80 vjeç.

I quajtur si “njeriu më i rrezikshëm në botë”, Chuck Norris lindi në Ryan, Oklahoma.

Ai mori pseudonimin kur u bashkua me Forcën Ajrore dhe shkoi në Korenë e Jugut, ku mësoi artet marciale. Chuck Norris filloi të aktrojë me nxitjen e aktorit Steve McQueen, të cilit ai dha mësim karateje.

Ai e pati rolin e tij të parë në filmin e vitit 1969 “The Wrecking Crew”.

Një nga luftimet e tij më të famshme kinematografike është padyshim ai me Bruce Lee në filmin e vitit 1972 – “Në rrugën e Dragoit”.

Ai është i njohur edhe për serialin “The Texas Ranger”, i cili pati 203 seri.