Kryesore Koronavirusi, Rama paralajmëron “tre pikat e nxehta” që duhet bërë shumë kujdes

Koronavirusi, Rama paralajmëron “tre pikat e nxehta” që duhet bërë shumë kujdes

Në bashkëbisedimin me gazetarët, të zhvilluar online këtë të martë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje pronarëve të lokaleve që të bëjnë shumë kujdes me masat e marra.

Përveç lokaleve, Rama theksoi se edhe transporti publik dhe turizmi janë pikat më të nxehta dhe më të rrezikshme në këtë periudhë hapje.

“Lokalet duhet të marrin masa që të jenë në rregull sepse lokalet, transporti dhe turizmi, janë 3 pika të nxehta dhe shumë të rrezikshme. Lokalet do të monitorohen nga afër. Duhet të merren masa shumë të rrepta. Nëse fillon një zinxhir infeksioni nga lokalet, gjendja bëhet shumë e rëndë. Në fillim të qershorit do të paraqesim planin si do të jetë transporti deri sa të dalë vaksina për Covid-19”, tha kryeministri.

Prej se hënës së ardhshme, më 18 maj, do të rihapen lokalet, të cilët do të shërbejnë vetëm në ambientet e jashtme.