Kosova nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertën ndaj Çekisë, duke mos arritur të sigurojë një biletë për Euro 2020, të paktën nga eliminatoret e këtij kompeticioni.
Çekia fitoi 2-1, duke siguruar matematikisht finalet e Euro 2020.
Kosova vuajti shumë në këtë ndeshje, megjithatë, me fillimin e pjesës së dytë befasoi duke kaluar në avantazh me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Nuhiu.
Megjithatë, çekët reaguan shpejt. Fillimisht goditën dy herë radhazi traversën, ndërsa pak minuta më pas realizuan dy gola të shpejtë, duke e vulosur kualifikimin e tyre në Euro 2020.
Pavarësisht se nuk mundi të sigurojë një biletë për Europianin nga këto eliminatore, Kosova ka një tjetër mundësi të artë për të bërë historinë.
Dardanët do të luajnë në muajin mars “playoff”-in në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë e nëse do të fitojë në këtë takim, do të ndeshej në finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Fituesja e “playoff”-it fitoi një biletë për finalet e Euro 2020.