Politika KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme

KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas KPK, Simoni është i përshtatshëm për vijimin e detyrës së gjyqtarit. Kreu i GJKKO u filtrua në Vetting në të tre kriteret e rivlerësimit.

Duke iu referuar raportit të ILDKP, si edhe hetimit të thelluar administrative, KPK nuk vërejti probleme në pasuritë e Simonit.

Ato rezultonin të justifikuara në burime të ligjshme. Probleme nuk u vunë re as në figurën e tij, ku sipas DSIK, Simoni nuk kishte kontakte me elementë të botës së krimit. Gjyqtari i Posaçëm mori vlerësim pozitiv edhe për aftësitë e tij profesionale.