Klement Zguri e shfrytëzoi raportimin vjetor përpara Komisionit të Ligjeve, për të kërkuar më shumë mbështetje nga Kuvendi.
“Përplasja politike, me shumë gjasë, nuk ka për ta lënë KQZ-në pa e përfshirë në vorbullën e saj, sepse përplasja politike do godasë dhe zgjedhjet lokale, së paku administrimin e tyre. Nëse ndodh, atëherë Kuvendi duhet t’i japë mbështetje të përforcuar KQZ-së, duhet të mbrojë pavarësinë e tij, duhet ta inkurajojë në zbatimin me fanatizëm të ligjit. Që zgjedhjet lokale të zhvillohen me sukses, ato kanë nevojë për një administratë të vendosur, të fortë, serioze e profesionale”, tha kreu i KQZ.
Zuri shpjegoi se përse pika 7 e rekomandimeve të Kuvendit ishte e pamundur të realizohej.
“Lidhur me bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për përmirësimin e regjistrave dhe sistemit të adresave, nuk është bërë asgjë. Kemi hasur në indiferencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”, shtoi ai.
“Për, kontrollin dhe verifikimin e shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, janë rishikuar të gjithë aktet dhe udhëzimet e miratuara nga KQZ dhe në fund së shpejti do të miratohen aktet dhe udhëzimet e reja, të cilat do të zbatohen në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore“, tha Zguri