Debati për shifrat e pjesëmarrjes në 30 qershor ka dominuar mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse nuk ishte në rendin e ditës. Ka qenë Kreu i KQZ, Klemend Zguri i cili ka propozuar një hetim administrativ kryesisht lidhur me mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë së dielës deri në mbyllje të votimit.
“Unë propozoj që KQZ të nisë hetimin administrativ për të kërkuar proces verbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar të gjithë”, tha Zguri.
Propozimi i Zgurit u rrëzua me katër vota nga anëtarët e tjerë të KQZ.
Gjithashtu KQZ ka miratuar edhe nxjerrjen e rezultateve për Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Lushnjës, si dhe për këshillat bashkiak të bashkive respektive, me katër vota pro dhe një kundër.
Politika KQZ nis miratimin e rezultateve/ Rrëzohet kërkesa e Zgurit për hetimin administrativ