Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për njësinë 10, ku procesi i votimit u zhvillua në mënyrë elektronike, për herë të parë në Shqipëri.
Në 32 qendrat e votimit të KZAZ 40 në kryeqytet Partia Socialiste ka fituar me 6007 vota, përkundër PD-së me 4550 vota dhe LSI me 628 vota. Bojken Abazi i pavarur 179 vota.