Akuza të forta vijnë nga presidenti amerikan Donald Trump për kreun e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus për cilin thotë se duhet të japë dorëheqjen, ose do të ndërpresë financimet. Trump thotë se OBSH lejoi Kinën që të japë shifra të pasakta të viktimave, pasi sipas ekspertëve amerikanë janë më shumë se 30 mijë viktima, dhe jo aq sa raportuar.
Në një postim në Twitter ai shkruan: “OBSH e tejkaloi kësaj here. Për fat të mirë unë kundërshtova këshillat e shefit të OBSH për të mbajtur të hapur kufijtë me Kinën dhe i mbylla. Pse ata na dhanë këtë rekomandim të gabuar? OBSH na tha të mos ndalojmë udhëtimet edhe në Hubei, Wuhan, ku mendohet të jetë qendra e shpërthimit”.
Zyrtarë të Inteligjencës amerikane kanë thënë se nga shpërthimi i virusit në Wuhan, më shumë se 30 mijë njerëz kanë vdekur atje, dhe jo 3331 që ka raportuar Kina.
Ndërsa një nga zyrtarët amerikane pranë presidentit tha disa ditë më parë se Tedros mashtroi botën: “Në një moment ai vlerësoi transparencën e Kinës. Por k prova që tregojnë se nuk është bërë transparencë dhe se Kina fsheh shumë për shkak të regjimit. Ky mashtrim po na kushton jetë!”