Aktualitet Pipero jep lajmin e mirë: Në fund të javës fillon rënia e...

Pipero jep lajmin e mirë: Në fund të javës fillon rënia e COVID-19

Për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Pipero u shpreh se për shkak të masave të marra nga qeveria, kurba në Shqipëri ka qenë e zbutur.

Megjithatë Pipero tha se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi edhe në muajin maj mund të ketë raste sporadike.

Pëllumb Pipero: Praktikisht java që kaloj unë mendoj që ka arritur pikun apo maksimumin e mundshëm kurba në Shqipëri. Duhet të kemi në konsideratë që kurba tek ne mbetet e zbutur për shkak të masave të marra nga qeveria. Pra ne nuk kemi një kurbë të ashpër, kemi një kurbë të zbutur dhe kur kurba është e zbutur do të thotë që rënia e saj është graduale dhe relativisht më e gjatë. Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë. Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike. Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm.

“Duhen 28 ditë që të negativizohet Covid-19”

Pipero: Përvoja në vendet e tjera ka dëshmuar se ky virus ka një periudhë intubimi mesatarisht 2-7 ditë, por varion deri në 12 ditë të sakta. Prandaj është vlerësuar periudha 14 ditë periudha në të cilët një person mund të jetë i infektuar, nuk ka shenja, por është kontaminues.

Një person që ka simptoma, mjekohet dhe të trajtohet për 14 ditë dhe më pas t’i bëhet një tampon. Më pas duhet të rrijë edhe 14 ditë të tjera në shtëpi, e t’i bëhet një tampon tjetër. 1 në 28 ditë vazhdon periudha e fshehtë e sëmundjes, deri në negativizimin e saj. Ka pasur raste si ky i gazetarit italian që kanë zgjatur deri në 37 ditë, por ky është një përjashtim, jo një rregull.

Derisa pandemia të quhet e përfunduar, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Dua të ritheksoj, se kjo pandemi sipas studimeve, duhet që nga dita e parë, nga rasti e parë, minimumi 3 muaj që të quhet e kaluar, por që vendi të quhet i pastër, duhet edhe një muaj pas rastit të fundit. Prandaj kam thënë që duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë. Pra, për tu çliruar nga epidemia, duhet që të mos ketë asnjë rast nga rasti i fundit.