Sport Kroos rrëfen raportin e ngushtë me Perez: Ai e di që unë...

Kroos rrëfen raportin e ngushtë me Perez: Ai e di që unë nuk bëj idiotësi

Tetë vite e gjysmë në Madrid, me fanellën e Real Madrid dhe Toni Kroos është shndërruar tashmë në një personazh të familjes për klubin e Los Blancos. Së fundmi, mesfushori tregon edhe raportin e ngushtë me presidentin Florentino Perez teksa shprehet se numri një i klubit e vlerëson për faktin se ai nuk bën budallallëqe në fushë, por edhe jashtë saj.

“Perez ishte personi që më besoi dhe më transferoi në Madrid, më ka pritur me shumë ngrohtësi prej ditës së parë. Nuk ka një ditë në gjithë këto tetë vite e gjysmë që unë dhe ai të kemi pasur një konflikt. Raporti jonë është shumë i sinqertë, Perez e njeh karakterin tim dhe e di se unë nuk bëj budallallëqe. Nëse kam diçka për t’i thënë, ia them në sy menjëherë dhe e njëjta sjellje është edhe nga ana e tij. Më ka mbrojtur gjithnjë duke më dhënë besim dhe nëse flasim për Real Madridin, duhet të flasim patjetër edhe për të.

Por, gjithashtu, shumë e rëndësishme është edhe shoqëria e gjitha, shokët, trajneri që më kanë dhuruar shumë besim. Nëse ke një besim të tillë nga klubi atëherë në fushë luan me më shumë besim. Prandaj ndjehem shumë i privilegjuar. Më mirë pesë Champions apo një Botëror? Preferoj Champions, për sasinë e trofeve që kam fituar, të fitosh pesë në tetë vite është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Kroos.