Politika Kryemadhi me të rinjtë: S’ka kthim pas, mbështetje për ju

Kryemadhi me të rinjtë: S’ka kthim pas, mbështetje për ju

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në njësinë nr.1 në Tiranë teksa pohoi se nuk do të këtë asnjë kthim pas nga rruga që ka nisur opozita dhe LSI-ja.

Ajo u shpreh se partia që drejton nuk do të largohet kurrë nga dëshira për ta bërë Shqipërinë vendin e duhur për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Në bashkëbisedim me ta, Kryemadhi tha se LSI-ja është partia e rinisë dhe si e tillë do të veprojë me përgjegjësi të plotë për të garantuar arsim cilësor dhe mundësi të reja.

Asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë shqiptare. Te ndalojmë largimin e të rinjve nga vendi. Papunësia, mungesa e shpresës po dëmtojnë rininë shqiptare. E vendosur për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare. LSI partia e rinisë. Mbështetje pa kufi rinisë shqiptare për arsim cilësor e punësim të mirë paguar në profilet e studimit”,  tha Kryemadhi.