Politika Kryemadhi në shtëpi duke hekurosur rrobat: Bashkë do t’ia dalim!

Kryemadhi në shtëpi duke hekurosur rrobat: Bashkë do t’ia dalim!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur të gjitha gratë që i kanë dedikuar orare të zgjatura higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes gjatë qëndrimit të shtëpi.

Krahas fotos së postuar në “Facebook”, e cila shfaqet duke hekurosur rrobat, Kryemadhi shkruan se duke u kujdesuar për njëri-tjetrin, sipas saj, në këtë formë do ia dalim të fitojmë luftën kundër koronavirusit.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë. Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ia dalim”, theksoi Kryemadhi.