Aktualitet Fshehu udhëtimin në Itali/ Gruaja me koronavirus fut në karantinë 18 mjekë...

Fshehu udhëtimin në Itali/ Gruaja me koronavirus fut në karantinë 18 mjekë e infermierë në Fier

Një grua nga Fieri është një prej prej të prekurve nga koronavirusi që ndodhet në terapi intensive. Dyshohet se 61-vjeçarja ka infektuar mjaft të tjerë, pasi e ka mbajtur të fshehur udhëtimin e saj në Itali.

Për pasojë, 18 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier janë vetëkarantinuar.

Gruaja, e cila ishte kthyer më 6 mars nga Italia, ka shfaqur probleme me shëndetin dhe mjekët e shtruan duke e kuruar për probleme pulmonare.

Pas rezultateve të testit që dolën pozitivë, 61-vjeçarja u nis me urgjencë në Tiranë dhe 18 mjekë e infermierë të repartit ku ishte shtruar gruaja janë futur në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 38.

12 prej të prekurve janë të shtruar në Repartin Infektiv, ndërsa bëhet me dije se dy prej tyre janë duke marrë terapi intensive.