Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau bëri të ditur sot me një deklaratë zyrtare që ai ndodhet në vetë-izolim pasi bashkëshortja e tij Sophie Gregoire Trudeau ka zhvilluar simptoma të dyshimta dhe po testohet për COVID-19.
Kryeministri ndërkohë nuk paraqet shqetësime, por çdo aktivitet që parashikon praninë e tij fizike është anulluar ose shtyrë.
Sophie Trudeau paraqiti problemet e para sapo u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.
Kryeministri Trudeau deklaroi gjithsesi se është aktiv dhe po merr pjesë online në të gjitha mbledhjet, edhe në atë kushtuar pikërisht koronavirusit, që deri më tani ende nuk ka prekur masivisht vendin e tij, me 103 raste dhe një viktimë.