Sport UEFA pezullon ndeshjet City-Real dhe Juve-Lyon

UEFA pezullon ndeshjet City-Real dhe Juve-Lyon

UEFA ka pezulluar ndeshjet Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon, të vlefshme për Champions League.

Këto dy ndeshje ishin programuar për t’u luajtur javën e ardhshme.

Në rastin e City-Real, UEFA e mori këtë vendim pas futjes në karantinë të madrilenëve, si rrjedhojë e daljes pozitiv të një lojtari të ekipit të basketbollit të Realit. Ende nuk dihet se kur do të luhet kjo ndeshje.

Në rastin e Juve-Lyon, pezullimi i ndeshjes ishte edhe më i domosdoshëm, pasi mbrojtësi bardhezi Rugani doli pozitiv me koronavirus.

Ende nuk ka një vendim për ndeshjet Bayern-Chelsea dhe Barcelona-Napoli.