Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se ai nuk do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar koti, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast, të rrëzojnë qeverinë e tij nga pushteti.
“Spekulimet që shkojnë deri atje, duke tentuar që dikush të më përfshijë mua, edhe një herë e them. Unë jam Zoran Zaev, erdha këtu falë votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, për shtet të së drejtës dhe për vend normal. Unë jam normal dhe vazhdoj të luftoj deri në fund. Natyrisht, nuk do të lejoj disa kriminelë, një gazetar i kotë dhe kërkoj falje nga bashkësia LGBT, një ‘peder’, të më rrëzojnë nga Qeveria. Do të luftojmë deri në fund, dhe secili do të ndërmerr përgjegjësi”, tha Zaev.
Ai theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin “Reket”.
Zaev foli edhe për prokuroren speciale, Katica Janeva, duke e cilësuar qasjen e saj si idoteske, ndërsa inkurajoi drejtësinë që t’i shkojë deri në fund kësaj afere.
Pas deklaratës së Zaev pati një valë reagimesh nga opinioni dhe LGBT.
Përmes rrjetit social ‘Twitter’, Zaev tha se për bashkësinë LGBTI ka shumë respekt dhe për këtë shkak para se të përdor fjalën ‘pederast’ ka kërkuar falje.
Kryeministri tha se e përdori termin pederast për të përshkruar një karakter, jo sjelljen e tij seksuale.
“I kërkoj falje komunitetit të LGBTI. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre si më parë”, shkroi Zaev.