Politika Kryeprokurori i ri/ Gazetarja publikon emrin e kandidates, ka mbështetjen e PS

Kryeprokurori i ri/ Gazetarja publikon emrin e kandidates, ka mbështetjen e PS

Debati për Kryeprokurorin e ri vijon të jetë i nxehtë mes maxhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit e quan veprim antikushtetues zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Opozita po ashtu ka bojkotuar ditën e djeshme seancën dëgjimore të 7 kandidatëve për këtë post.

Gazetarja Klodiana Lala tha sonte se në Prokurori flitet për kandidatin të cilin Partia Socialiste do ta zgjedhë për këtë post

“Nga burimet nga Prokuroria thuhet që Arta Marku është kandidatja për të qenë Prokuroria e Përkoshme. Mua më kanë konfirmuar faktin që gëzon mbështetjen e socialistëve, ka mbështetjen e Felaj, dhe ka një miqësi edhe me Ulsi Manjën. Madje, Manja ka qenë një ndër personat, që e ka mbështetur fort emrin e Arta Markut,” tha Lala.