Kryesore “Llaxore”, “këlysh”, të gjitha batutat dhe fyerjet që tensionuan sot Kuvendin

“Llaxore”, “këlysh”, të gjitha batutat dhe fyerjet që tensionuan sot Kuvendin

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me mjaft tensione mes palëve, ku nuk kanë munguar as batutat dhe fyerjet.

Dy ishin protagonistët kryesorë: Kryeministrit Edi Rama dhe deputeti demokrat Sali Berisha. Në skenë hyri edhe si “figurant” edhe Flamur Noka.

“Ti hyn tek ata që e dinë sa bëjnë shtatë herë shtatë. Lorenc, hajde këtu tani dhe jep përgjigje këtu. Nuk ka problem. Nëse mbështet projektin qorr të Saliut, je në lartësinë që të kërkon detyra e përfaqësimit në këtë grup që vetëm me sytë e veta, me mendjen e vet nuk mendon, se ja ku i ka sytë, ja ku e ka mendjen dhe ja ku e ka iPad që ju komandon të gjithëve ju. The që nuk e kam në natyrë të bëj batuta, është çështje aftësie. Ti nuk e ke këtë aftësi”, tha Rama.

“Dije këtu o injorant, që ke vetëm injorancën se nuk u hapën digat, se digat është të ulësh kokën nga apokalipsi. A e morët vesh që kishte çuar don Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. A nuk e denoncuam këtu në Parlament apo jo? Fol mo për këto. Po Balili të ka në grusht ty, fol e për Balilin po deshe. Po videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ua ka dorëzuar të gjithëve”, tha Sali Berisha.

“Kur s’kam bërë e kur nuk bëj politikë me emra kriminelësh e me emra krushqish, e me emra…. këtë e ke ti si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë dhe kazanin dixhital atje, vazhdo”, iu përgjigj Rama.

Në këtë moment ngrihet nga vendi i tij deputeti i PD-së, Flamur Noka, drejt foltores ku po fliste Rama.

Për të ndaluar përplasjen mes Ramës dhe Nokës ka ndërhyrë garda, ndërkohë kryeministri ironizoi keq Nokën duke u shprehur: “Nga ka dalë ky mo, nga pylli? Sali, tërhiqeni në strofull këtë”. Pa mikrofon, Noka ka humbur mendjen i ka kthyer përgjigje Ramës me fyerje të rënda: “Nga pylli i sat ëme”, si dhe me epitetet “drogaxhi dhe “rrugaç”.

Ishin pikërisht përdorimi i këtyre fjalëve të cilat përjashtuan deputetin Noka nga punimet e Kuvendit sot.

“Tani del këtu shpesh e shan me fjalë që nuk i përdor kurrë, fyen me fjalë që si përdor kurrë. Po unë do tu them miqtë e mi, asnjëherë mos i reagoni. Ne në shtëpi kishim dy qen, njëri ishte i madh, tjetri një këlysh, lehte gjithë ditën më mërziste shumë. “Kuç mos leh”, i thosha unë. “Ça ke Sali?”, më thoshte gjyshja. “Më çmendi ky këlyshi gjyshe”, i thosha unë. “Po çmend veten ti më thoshte, se nuk i thuhet këlyshit mos leh, se ai leh më shumë”, tha Berisha.

“Sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse i thua skape atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike”, iu përgjigj Rama.