Brenda këtij muaji Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati listën e renditur të katër emrave që garojnë për Prokuror të Përgjithshëm.
Burime nga ky institucion kanë bërë me dije për OraNews se pas kërkesës që KLP i bëri institucioneve te tjera për verifikimin e kandidaturave shumica e dokumentacionit ka mbërritur ndaj dhe brenda ditëve të mbetura do të përcaktohet renditja e tre emrave që do ti shkojnë për votim kuvendit dhe kush do të s’kualifikohet.
Për ketë vend kandidojnë drejtuesja e përkohshme Arta Marku prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj si dhe avokati Lulzim Alushaj.
Gjithashtu Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë verifikimin për të gjitha rekomandimet e bëra para ngritjes së KLP-së. Në këtë mbledhje komisioni i karrierës ka paraqitur një relacion për mënyrën se si do të veprohet me caktimet e përkohshme.
Një tjetër strukturë e rëndësishme e dalë nga reforma në drejtësi do të konstituohet në një afat të afërt.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka bërë me dije se ka përfunduar edhe verifikimi i kandidaturave për Spak dhe ia ka përcjelle ato KPK dhe ONM-së.
“Ne kemi një rregullore për caktimin e përkohshëm të prokurorëve në pozicione të ndryshme nga pozicionet e tyre të emërimit.
Në lidhje me këtë çështje do të dëgjojmë një propozim i cili do të debatohet dhe në rast se do të miratohet do të vijnë projekt aktet për caktimin e përkohshme të prokurorëve”.
Për prokurorinë e posaçme antikorrupsion kandidojnë 25 prokuror pasi prokurori Shkëlzen Cena është tërhequr nga gara, kërkesë që i është pranuar me shumicë votash nga KLP.