Pas një debati disa orësh kryesia qendrore e BDI-së vendosi mbrëmë që t’ia japë nënshkrimet e deputetëve për LSDM-në, në mbështetje të Zaevit si mandatar.
“Fakti që vendosem t’i japim nënshkrimet BDI-së nuk donë të thotë se kemi vendosur të bëjmë koalicion me LSDM-në. Përveç formimit të qeverisë me LSDM-në alternativ tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha pas mbledhjes se fakti që vendosën të japin nënshkrimet nuk do të thotë se ka një marrëveshje për koalicion qeveritar dhe se bisedimet do të vazhdojnë pas kësaj me LSDM-në.
Ai tha se alternativë tjetër mbetet mundësia për të qëndruar në opozitë, sepse qëllimi i BDI është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në qeveri.
Ndër kushtet që BDI i ka vënë mandatarit të ardhshëm përcakton si të panegociueshme përdorimin e barabartë zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Pak ditë më parë, pas takimit me kryetarin i BDI-së Ali Ahmeti, kreu i i LSDM, Zoran Zaev paralajmëroi se ishte në prag të arritjes së koalicionit me shqiptarët.